Tmerrohen pasagjerët e avionit Prishtinë-Stamboll, aeroplani del nga pista teksa ateronte
Ambasada e Kosovës në Turqi ka reaguar pas incidentit me aeroplan, duke thënë se pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se nuk ka raportime për persona të lënduar dhe udhëtarët janë larguar në mënyrë të rregullt nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi njofton se sot, në Aeroportin Sabiha Gökçen, një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, i cili realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll me numër TKJ76Q / VF102, pas aterrimit ka dalë nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës. Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa qenë e nevojshme përdorimi i rrëshqitësve emergjentë”, thuhet në njoftim.
Tutje, Ambasada njoftoi se kompania ka bërë të ditur se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Në rast nevoje, Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi fton qytetarët e Republikës së Kosovës të kontaktojnë:
Ambasada e Republikës së Kosovës – Ankara
+90 542 711 80 99
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës – Stamboll
+90 531 105 63 91

