“Tmerri” i bankave të vogla kishte grabitur në janar 10 mijë euro në “Finca”

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar Dardan Gashin, i dyshuar për tentim grabitjen dhe grabitjen e dy insitucioneve mikrofinanciare.  Gazeta Sinjali ka raportuar në janar të këtij viti për një rast të grabitjes së armatosur që kishte ndodhur në filialin e institucionit mikrofinanciar ‘Finca’ në Prizren. Dyshohet se Gashi, i maskuar kishte arritur që nën kërcënimin e armës t’i kap 10 mijë euro dhe më pas ishte zhdukur. Policia ishte vënë në lëvizje për identifikimin dhe kapjen e tij por nuk kishin arritur të binin në gjurmët e tij.

Gashi, i cili është recedivist i veprës, kishte grabitur 10 mijë euro në institucionin mikrofinanciar “Finca” në Prizren, ku pas kryerjes të veprës, ishte larguar në drejtim të panjohur.

Pas shumë orësh kërkime, Gashi është arritur që të arrestohet si i dyshuar për tentim grabitjen e filialit mikrofinaciar ‘Finca’ në Prizren.

Gjatë kontrollit të veturës së tij, është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe një karikator.

Gashi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje në tentativë’.

Po ashtu, ai kishte grabitur edhe institucionin mikrofinanciar “Ria” ku ka hyrë i armatosur në filialin e institucionit në lagjen “Nazim Gafurri” në Prishtinë dhe ka kryer grabitjen.

Burimet e Gazetës Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se dyshohet se janë grabitur rreth 1 mijë euro.

 

Lexo edhe:  Vit i ri, halle të vjetra – sekuestrohen qindra euro false në Skenderaj, të gjitha nga 2€