Tjetër rrahje në Pejë, këtë herë në një lokal, 3 të lënduar e 3 të arrestuar

Një tjetër rrahje ka ndodhur sot në Komunën e Pejës, saktësisht në një lokal në fshatin Nabërgjan.

Si pasojë tre persona kanë marrë lëndime kurse tre të tjerë janë arrestuar e dërguar për intervistim në stacionin policor.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:35 Policia është njoftuar për rrahje në një lokal në fshatin Nabergjan të Pejës. Gjatë përleshjes tre persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Pejës ndërsa tre të tjerë janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor në Pejë”, tha Gashi.

 

Lexo edhe:  Si u mbajtën peng në një garazh të banesës katër pushuesit kosovarë në Durrës?