Tjetër aksident në Kroaci ku janë përfshirë kosovarët, ka edhe të vdekur

Një 28 vjeçar boshnjak ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës në rrugën shtetërore D-8 në Kroaci. Në këtë aksident është përfshirë edhe një shtetas i Kosovës, 59 vjeçar që dyshohet se e ka goditur për vdekje 28 vjeçarin.

Sipas mediave kroate, aksidenti ka ndodhur derisa një shtetas i Kosovës, 59 vjeçar, duke lëvizur nga drejtimi i Splitit në drejtim të Dubrovnikut, për shkak të shpejtësisë joadekuate ka humbur kontrollin e mjetit me targa gjermane dhe duke dalë nga kthesa djathtas, kalohet në korsinë e kundër dhe më pas në zgjatimin përgjatë rrugës, shkruan Paparaci.com.

Gjatë këtyre lëvizjeve të pakontrolluara, ai sipas mediave kroate ka goditur një 28 vjeçar boshnjak i cili paraprakisht ishte ndalur me automjetin e tij me targa sllovene dhe ka qenë pranë veturës së tij. Pasi ka goditur personin, mjeti me targa gjermane ka rënë në një përroskë me thellësi rreth dy metra.

Si pasojë e kësaj, në vendngjarje ka ndërruar jetë shtetasi boshnjak 28 vjeçar, ndërsa pasagjerja në automjetin e tij, 28 vjeçare grua, shtetase boshnjake ka pësuar lëndime të lehta. I lënduar ka mbetur edhe një fëmijë 1 vjeçar.

Shtetasi kosovar që ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në spitalin e Splitit, ndërsa pasagjerët në automjetin e tij kanë qenë një grua 52 vjeçare, një 23 vjeçare dhe një 21 vjeçare të gjithë shtetas të Kosovës, që kanë mbetur pa lëndime.

Vendin ku ka ndodhur aksidenti, vendasit kroat e quajnë “grepi i vdekjes”.

Lexo edhe:  Krim i rëndë në Greqi, djali vret babanë dhe i pret kokën me sharrë elektrike