Tiktok-eri që po e kërkon Policia e Kosovës dyshohet se ndodhet në një burg të Francës
Policia në Pejë ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.
Raportohet se personi në foto më poshtë, ndodhet në një burg të Francës, dhe është tiktok-er i famshëm për ata që e përdorin këtë aplikacion.
Pra, ky i dyshuar, hyn me video-lidhje në Tik-tok nga burgu.
“Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejё, ёshtё duke zhvilluar hetime intensive pёr kapjen e personit tё dyshuar pёr veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.
“Nga rrjetet sociale ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij”, kështu tha sot Policia e Kosovës, kur e publikoi fotografinë e tij për të kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta kapur.

Gjithashtu, vlen të theksohet se Policia e Kosovës sot arrestoi një person, të njohur si “Valmir bossi”, i cili në rrjetin social TikTok ka publikuar video duke abuzuar seksualisht një të mitur, i lidhur në Tik-Tok me të dyshuarin e lartpërmendur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, i cili ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar pёr 48 orё.
“Pasi qё kemi vërejtur nё rrejtet sociale qarkullimin e njё video incizimit te abuzimit seksual, Stacioni Policor Klinë menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme, dhe sot ne orët e mengjesit, kanё identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar”, tha Rugova