Tifozët serbë sërish provokojnë me thirrjet për Kosovën
Serbët nuk po ndalin provokimet e tyre në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ata kanë provokuar tashmë futbollistët nga Kosova, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, si dhe shtetin e Kosovës.
Në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë, që është duke u zhvilluar momentalisht në stadiumin “974”, ata po dëgjohen duke provokuar përmes këngëve.
“Kosova është zemra e Serbisë”, janë thirrjet që po dëgjohen.