“Ti k*rvë e pufit, që s’del fmija jem ki me pasë punë me mu”/ Mërgimtari nga Gjermania kërcënon dashnoren shtatzënë në Kosovë

Dyshimet për tradhti shumë shpesh bëhen shkaktarë që burrat të eskalojnë në ofendime e kërcënime ndaj partnereve të tyre. Për një rast të tillë me të cilin është përballur një grua në Vushtrri, Prokuroria ka nisur hetimet.

Një 27-vjeçare ka denoncuar në Polici të dashurin e saj i cili ndodhet në Gjermani, e për të cilin ka deklaruar se e ka kërcënuar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari pasi kishte shkuar në Gjermani te bashkëshortja dhe fëmijët, është njoftuar nga e dashura e tij në Kosovë se ajo është shtatzënë.

Këtë lajm ai nuk e priti mirë, pasi që dyshon se fëmija nuk është e tij dhe për këtë e ka ofenduar dhe kërcënuar 27-vjeçaren duke e quajtur ‘k*urvë të pufit*. Ai po ashtu e kishte paralajmëruar se nëse del se babai i fëmijës është dikush tjetër, gruaja do ketë punë me të dhe me drejtësinë.

Sipas viktimës, të tilla kërcënime ka pasur vazhdimisht që nga koha kur është njoftuar me të dyshuarin.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të arrestohet i dyshuari.

Lexo edhe:  “Shkova për ta çuar flamurin e Serbisë në koncertin e Ritës”, flet djali që bëri bujë mediatike