Thyhet shkolla ‘Asdreni’ në Pejë, persona të panjohur demolojnë dollapët e nxënësve

Objektet e institucioneve të ndryshme, shpesh herë janë cak i keqbërësve të cilët përmes akteve vandale shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale. Kështu ka ndodhur edhe me shkollën fillore të mesme të ulët ‘Asdreni’ në Pejë, pasi së fundi ka qenë cak i një sulmi nga disa persona ende të paidentifikuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se punonjësja e shkollës ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se dje në mëngjes ka vërejtur se persona të panjohur kanë hyrë brenda objektit.

Sipas saj, të dyshuarit kanë demoluar një dritare dhe dollapët me gjësendet personale të nxënësve, teksa nuk ka vërejtur se kanë vjedhur diçka.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, të cilat kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  Osmani ndan 400 pako onkologjike për të prekurit me kancer: Përkrahja e institucioneve s’do të mungojë