Këto do të jenë pagat e gjithë zyrtarëve me ligjin e ri

Kryeministri, gjyqtarët, prokurorët, policia e mësimdhënësit: Këto janë pagat e reja sipas ligjit të ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së shpejti do të fillojë të realizojë të hyra më të larta nga buxheti i shtetit të Kosovës, nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve dhe ligji i pagave hyn në fuqi e nuk dërgohet prapë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas ligjit të ri për pagat në sektorin publik, të propozuar nga Qeveria e drejtuar nga Kurti, kryeministrit të Kosovës do t’i rritet paga mujore më shumë se 500 Euro. Aktualisht kryeministri Kurti merr pagë rreth 1500 Euro.

Në ligjin e ri për pagat në sektorin publik, Qeveria nuk e ka publikuar vlerën monetare të koeficientit, pasi që kjo është thënë se do të saktësohet në ligjin vjetor të buxhetit.

Nga kjo përllogaritje të pagës së koeficientit duke u mbështetur në deklaratën publike të Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e dhënë me datë 8.09.2022, në kohën sa sistemi arsimor ishe future në grevë.

“Vlera e koeficientit është 120 Euro, por vlera e tij do të llogaritet për çdo vite”, kishte thënë ministrja Nagavci.

Sipas ligjit për pagat në sektorin publik, të cilin e ka Gazeta Blic, Kryeministri i Kosovës do të ketë koeficientin 17 dhe nëse kjo shumëzohet me vlerën momentare 120 Euro, atëherë paga bazë mujore e kryeministrit Kurti do të jetë 2,040 Euro. Këtu nuk përfshihen shtesat tjera.

Në të njëjtin nivel të koeficientit është vendosur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, e pak më lartë do të qëndrojë Presidenti i Kosovës dhe kreu i Gjykatës Kushtetuese.

 

Gjithmonë duke u nisur nga koeficienti 12o euro atëherë del se një drejtor i shkollës së mesme të lartë ka koeficientin 6.3 paga e tij mujore bruto do të arrijë në 756 euro.

Lexo edhe:  Çudit myftiu Tërnava: Do t'i ndërtojmë 1000 xhami në Kosovë

Zëvendës/ drejtori të këtyre shkollave do të ketë pagë mujore prej 744 eurosh në muaj.

672 euro në muaj do të marrë një drejtor I institucionit parashkollor e ku është vlerësuar me koeficient 5.9

Një mësimdhënës në shkollën fillore të lartë do të ketë koeficient 5.8 ose 696 euro pagë mujore bruto.

Përderisa një pedagoge dhe psikologe në shkolla do të marrë pagë mujore 684 euro .

Një mësimdhënës në shkollën fillore të mesme të ultë është vlerësuar me koeficient 5.6 apo pagë mujore në vlerë të 672 eurove.

Sekretari i shkollës do të marrë pagën e tij bruto po aq sa mësimdhënësit në shkollën fillore të mesme të ultë pra 672 euro.

Një edukatore do të ketë pagë 624 euro, përderisa bibliotekisti ka koeficient 4.9, 588 euro.

Para pak ditësh, kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një vendimi kishte përgjysmuar pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Kurta e kishte anuluar vendimin e ish- kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ua kishte rritur dyfish pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por, sa do t’i kenë pagat prokurorët dhe gjyqtarët me ligjin e ri të pagave, të cilin ditë më parë e ka miratuar kabineti qeveritar, dhe i cili pritet të kaloj në Kuvend.

Kryetari i Gjykatës Supreme pritet ta ketë koeficientin 17, derisa nëse përkthehet në vlerë monetare, atëherë do ta ketë pagën 2040 euro bruto.

Ndërkaq, gjyqtarët e Gjykatës Supreme do ta kenë koeficientin 15.5, apo pagën 1860 euro bruto.

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit koeficientin e pagës do ta kenë 14, që në vlerë monetare i bie t’i marrin 1680 euro.