Thirrje për unifikim të faktorit politik shqiptar në Luginë pas zhvillimeve në veri: Nevojitet maturi e vetëpërmbajtje

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu ka bërë thirrje për unifikim të faktorit politik në Luginë të Preshevës pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Lutfiu në një postim në Facebook thekson se në këto momente nevojitet maturi dhe vetëpërmbajtje.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Ftesë për unifikim për faktorin politik në Luginë të Preshevës

Në kohën kur partitë politike në Kosovë janë unifikuar për një interes nacional dhe kanë një qasje karshi situatës së fundit, është i pakuptueshëm dhe shumë i dëmshëm debati dhe akuzat mes subjekteve politike në Luginë.

Në këtë moment na duhet maturi, vetëpërmbajtje, dhe nëse ka nevojë ta përmirësojmë njëri-tjetrin.

Neve kemi një problem, diskriminimin dhe shtypjen që na bën Serbia dhe fokusi ynë duhet të konsistoj pikërisht në këto tema.

Andaj, i ftoj pa përjashtim gjithë partitë politike në Luginë të jenë të unifikuar dhe të tërhiqen nga ky diskurs komunikimi që nuk na çon askund!.

 

Lexo edhe:  Zbulohet identiteti i viktimës/ U vra me thikë nga ish-bashkëshorti i partneres pas sherrit, ndërroi jetë në spital