Arrestohet personi që kërcënoi publikisht se do hedh bomba në xhaminë e madhe në Mitrovicë

Arrestohet personi që kërcënoi publikisht se do hedh bomba në xhaminë e madhe në Mitrovicë

***

Mitrovicasi Patrik Kurti, ka marrë vëmendjen e shumë qytetarëve sot.

Ai përmes TikTok-ut ka kërcënuar se do të hedh bomba ditën e premte kur falet namazi i xhumasë, shkruan Jepi zë.

“Jepi zë” mëson se se ky kërcënim i hapur ka aktivizuar njësitë policore të cilët janë vënë në lëvizje dhe kanë vënë në pranga Kurtin.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për “Jepi zë” zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti.

Lexo edhe:  Rast i rëndë në Prishtinë: Një 29-vjeçar dyshohet se i dha fund jetës, mjeku konstaton vdekjen