Theret me thikë një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Mosmarrëveshjet mes të rinjve shpesh herë eskalojnë në kërcënime e sulme fizike ndaj njëri-tjetrit. E gjatë përleshjeve ndodh të përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, duke rrezikuar kështu që gjithçka të përfundojë tragjikisht.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Faik Konica’ në Prizren, ku një dy persona dyshohet se kanë sulmuar me thikë një person tjetër.

Sipas Policisë, gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, ndërkohë që viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë, kjo është gjendja e tyre shëndetësore