Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therur me thikë mbrëmë në qendër të Prishtinës.

Viktima me lëndime të rënda trupore është dërguar në emergjencë ndërsa policia është duke punuar për të kapur të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘2 Korriku’, afër sheshit ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet, rreth orës 21 e 30 minuta.

“Nga persona të dyshuar është sulmuar  fizikisht me mjet të mprehtë viktima mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Ndahet nga jeta një pjesëtar i Policisë së Kosovës