Theret me thikë një person në Deçan, autori ende në arrati

Një person është therur me thikë të dielën rreth orës 22:00 në Deçan. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në një lokal pas një kacafytje mes viktimës dhe të dyshuarit.

Në një lokal pas një zënke verbale në mes të viktimës mashkull kosovar dhe të dyshuarit mashkull kosovar, kishte ardhur deri te kacafytja në mes të tyre me ç’rast viktima ka pësuar lëndime dyshohet se nga një mjet i mprehtë. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.

Lexo edhe:  Këtë javë mësohet zyrtarisht data e heqjes së vizave, gazetarja nga Brukseli shpalos detajet se çfarë pritet të ndodh