Theret me thikë një 18-vjeçar në Komoran, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Të premten mbrëma, në Komoran, ka mbetur i therur me thikë një 18-vjeçar, i cili u sulmua nga një bashkëmoshatar afër një objekti.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se i riu është dërguar me lëndime serioze në spital, por sipas informacioneve të para nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Në anën tjetër, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ndërsa thika e përdorur në rast është konfiskuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe brenda afatit ligjor të dorëzohet kallëzimi penal.

Lexo edhe:  Qeveria e SBASHK-u zor të merren vesh, mësimdhënësit hynë në javën e pestë të grevës