Thaçi rikthehet me intervistë në “Rubikon”: Adriatik Kelmendi tregon pyetjet që ia ka shtruar
Gazetari Adriatik Kelmendi ka njoftuar se ka realizuar intervistë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka paralajmëruar se intervista do të publikohet në emisionin “Rubikon” dhe ka treguar se cilat pyetje i janë shtruar ish-kryeministrit.
Kelmendi nuk e tregoi kohën se kur do të publikohet intervista me Thaçin, duke shkruar vetëm “së shpejti”.
Pyetjet në të cilat është përgjigjur Thaçi, sipas Kelmendit, janë:
– Si i ka parë këto 5 vjet të qëndrimit të tij në Hagë?
– A e vlerëson si gabim votimin që ka mundësuar themelimin e Dhomave të Specializuara?
– A e kishte ditur se do të mund të akuzohej edhe vetë dhe a do të votonte ndryshe për të sot?
– Çka thotë për “akuzat” se ka qenë shumë i dëgjueshëm ndaj amerikanëve?
– Çka ka përfituar Kosova nga bashkëpunimi i Thaçit me shtatë president të SHBA-së dhe me tetë sekretarë amerikanë të shtetit?
– A ndjehet i tradhtuar nga Perëndimi dhe SHBA-ja?
– Çka do të bënte ndryshe në rrugëtimin e tij politik nëse do të kishte mundësi të kthehej prapa në kohë?