“Thaçi në vitin 1991 mori mirënjohje nga Idriz Rreci dhe LDK-ja për kontributin e tij si prorektor student”

Para disa vitesh, dy gazetarët shqiptarë Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu, e kanë përuruar librin “Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi”.

Libri është shkruar mbi bazën e rrëfimeve të protagonistëve dhe dokumenteve zyrtare të SHBA, Britanisë, Francës, Shqipërisë, Serbisë dhe Rusisë. Aty paraqitet rrugëtimi i Hashim Thaçit nga fëmijëria e deri tek fazat e shtetndërtimit të Kosovës.

Në libër dhe në pyetjen e gazetarëve, Hashim Thaçi kishte folur për raportet e mira me ish-kryetarin e Komunës së Skënderajt, tashmë të ndjerin Idriz Rreci.

“Nuk kam qenë asnjëherë pjesëtar i ndonjë partie politike. As i LDK-së. Kisha miq dhe shokë shumë në këtë parti. Duke qenë prorektor student dhe aktivist i trevës nga vija, pranova një mirënjohje nderi nga LDK-ja në vitin 1991, për kontributin tim, nga kryetari i degës së LDK-së së Skënderajt, Idriz Rreci, të cilin unë dhe familja ime e çmonim dhe respektonim shumë“, ishte shprehur Hashim Thaçi.

Thaçi, po ashtu, në cilësinë e Presidentit të Kosovës e kishte dekoruar Idriz Rrecin me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Lexo edhe:  Destabilizim fuqishëm i motit pasdite dhe në mbrëmje!