Aksident rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Rruga “legjendare” që nuk përfundoi asnjëherë, përveç nervozës, vonesave dhe stresit që po u shkakton qytetarëve, ajo ka sjellur edhe aksidente vazhdimisht, shkruan Jepi zë.

Sot në mëngjes është shkaktuar një aksident trafiku në fshatin Nadakovc, më saktësisht në anashkalimin e hapur kohë më parë.

Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar foto, persona në vetura nuk pasur fare pasi të njetit besohet se janë dërguar me urgjencë në Spital.

Poashtu, nuk dihet ende çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë aksident por besohet mos përshtatja e shpejtësisë dhe kushtete atmosferike, shkruan Jepi zë

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalur edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me rastin.

Lexo edhe:  50 euro në muaj kush adapton një qen endacak në Prishtinë, komuna jep detaje