Tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur bregun perëndimor të Kretës gjatë mbrëmjes të së martës.

Siç ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC), epiqendra e këtij tërmeti ishte në një zonë nënujore 98 kilometra në jugperëndim të Kytheras.

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 18:36.

Thellësia e lëkundjeve u vlerësua të jetë 10 kilometra.

 

Lexo edhe:  Kosovarët i turren detit, mbi 16 mijë person nisen për Shqipëri këtë vikend