Tentuan t’i zhvasin 100 mijë€ biznesmenit në kryeqytet, burg për “zyrtarët”

Janë lënë në burg babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha, dy mashtrues të cilët u shtirën si zyrtarë të lartë me qëllim zhvatjen e 100 mijë eurove të një biznesmeni në Tiranë.

Florian Gjergji, i cili ishte organizatori kryesor i kësaj skeme është shpallur në kërkim.

Florian Gjergji, i cili i shkruante biznesmenëve duke i thënë “jam i afërm i x politikani” dhe më pas pretendonte se ishte zyrtar i lartë në shtet dhe në këmbim të parave u premtonte favore apo ndikim në shtet në lidhje me bizneset.

Ndërkohë ky shtetas nuk dilte vetë në terren për të marrë shumën e të hollave për të cilat ishte dakorduar, por një detyrë të tillë e kryenin Bedri dhe Albert Vodha.

Pas identifikimit, babë e bir janë mbajtur në vëzhgim nga shërbimet operacionale të Policisë, deri në momentin kur janë arrestuar në flagrancë, para se të merrnin shumën e parave nga biznesmeni.

Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta 3 persona janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin Mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.

 

Lexo edhe:  39-vjeçari ia kris armës në një aheng familjar në Shtime, përfundon në ndalim policor