Tentoi të fshihej, por u kap – momenti kur sillet Kobra në gjykatë

Dibran Hoxhaj dhe pesë personat e tjerë janë paraqitur në Gjykatën Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së sigurisë.

Të njëjtit ditën e djeshme janë ndaluar për 48 orë për rastin e vrasjes dhe plagosjes në Prizren.

Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.

“Në 10:30 është caktu seanca për caktimin e masës së sigurisë”, tha Lekaj për Express.

Kallxo.com ka publikuar pamje kur Dibran Hoxhaj dhe të tjerët sillen në gjykatë. Kobra ka vendosur kapelën e jaknes duke tentuar që të mos vërehet.

Për ta parë VIDEON, klikoni KËTU

Lexo edhe:  Gazeta kroate raporton për ngjarjen e tmerrshme në Kosovë: Ka vdekur një 4-vjeçare pasi është rrahur nga fëmijët e dajës?