Tentim vrasje në Stanovc të Vushtrrisë – personi gjuajti me armë dhe u zhduk
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot rreth orës 18:00 në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, shkruan “Jepi zë”.
Sipas informacioneve zyrtare që Policia e Kosovës ka dhënë për “Jepi zë”, viktima është një mashkull rreth 27-vjeçar, i cili ka marrë plagë nga të shtënat dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Fatmirësisht, sipas autoriteteve shëndetësore, ai është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë gjetur katër gëzhoja, ndërkohë që hetimet po zhvillohen nën udhëheqjen e prokurorit kompetent.
Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e të dyshuarit, i cili dyshohet se ka shtënë me armë ndaj viktimës.
Hetimet janë në vazhdim dhe priten veprime të mëtejme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.