Tentim vrasje në Prizren: Sulmohet me thikë një person, dy të dyshuarit arratisen

Të premten në mbrëmje ka ndodhur një rast i tentim vrasjes në rrugën ‘Tranziti i ri’ në Prizren, ku një persona është sulmuar me mjet të mprehtë.

Viktima është dërguar në spital, ndërsa Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, incidenti ka ndodhur pas një konflikti verbal mes dy palëve, që eskaloi në përdorimin e thikës.

Viktima u godit me mjetin e mprehtë dhe pësoi lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit kanë arritur të ikin.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast u bë e ditur se të dyshuarit gjenden në arrati.

Lexo edhe:  E rëndë: Vdes një punëtor në QKUK, u lëndua nga vinçi duke punuar në ndërtim