Tentim vrasje në Lipjan: Theren me thikë dy të mitur, pësojnë lëndime të rënda trupore

Konfliktet mes të rinjtë jo rrallëherë kalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Të tilla incidente shpesh eskalojnë edhe në përdorimin e mjeteve të forta e të mprehta, që përfundojnë me të plagosur. Kështu ka ndodhur sot në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se dy të mitur janë therur me thikë nga një bashkëmoshatar, duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore, për çka janë dërguar më urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali mëson se dy të miturit që u sulmuan me thikë janë nga fshati Resinovc i Lipjanit, kurse i dyshuari është nga një fshat tjetër, i cili tashmë ndodhet në prangat e Policisë.

Posa rasti është raportuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë, ku kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ndaj të dyshuarit, në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë’.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Gazetarja kosovare qëllohet me gurë në kokë dhe gjuhet me shok-bombë nga protestuesit serbë