Tentim vrasja në diskotekën ‘Lit’: Ky është i dyshuari që u kap në flagrancë pas dy muajsh në arrati

Pas dy muajsh në arrati, Policia ka arritur ta kap të dyshuarin që ishte në kërkim policor lidhur me incidentin me armë që ka ndodhur në diskotekën ‘Lit’ në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë, në fund të muajit qershor, ku mbeti i plagosur një person.

Të dyshuarit kishin arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes menjëherë pas momentit kritik, duke shpëtuar kështu nga prangat e Policisë dhe shijuar lirinë nga arratia.

Ndonëse u identifikua, i dyshuari kryesor nuk u kap deri më dje, kur Policia e arrestoi në flagrancë, pasi e ndaloi për kontroll veturën në të cilën ndodhej ai.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Halim Fazliun, 28-vjeçar, i cili u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Kurse dy të dyshuarit e tjerë, Hamdi Obërtinca dhe Burim Verbovci janë dorëzuar në Polici të shtunën.

Lexo edhe:  Amerika mirëpret vendimin ndaj Mustafës: Nuk është aktgjykim kundër UÇK-së