Tentativë e re për Trustin, Projektligji sot shqyrtohet në Komision

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës.

Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti është protestuar disa herë në Prishtinë, me kërkesën që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Më 23 qershor, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.

Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë temë u zhvillua debat i gjerë, me akuza e kundërakuza në mes të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

Pozita është shprehur kategorikisht kundër lejimit të tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Lexo edhe:  Gjuajtja e shejtanit me gurë, imami tregon kuptimin e ritualit në Qabe