Tensionet në veri anulojnë aktivitetin e “Defender Europe 2023”

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka bërë që të anulohet aktiviteti i paraparë për të martën në kuadër të ushtrimit të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”, bëhet e ditur në njoftim.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e sivjetme. Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 25 ushtarë të KFOR-it.

Kosova është nikoqire e “Defender Europe 23”, ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar në të cilin po marrin pjesë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa. Ka nisur më 22 maj e pritet të zgjasë deri më 2 qershor

Lexo edhe:  Fadil Geci në Speciale: Pas familjes Jashari tentuan ta likuidojnë familjen tonë, ata që e shkruan komunikatën s’janë shqiptarë