Kurti: Normalisht që duhet seancë e mbyllur, pasi ka deputetë që flasin aq pa lidhje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pajtohet me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj, për të mbajtur një seancë të mbyllur. Por këtë kreu i ekzekutivit e tha me ironi.

“Pajtohem me deputetin Enver Hoxhaj që kërkoi seancë të mbyllur. Normalisht që duhen seanca te mbyllura kur ke deputetë që flasin aq palidhje”, ka thënë Kurti, duke aluduar në deputetët e opozitës.

Ndërkohë në një fjalim para deputetëve në Kuvend, ai e ka mbrojtur qasjen që ka për dialogun me Serbinë. Ka theksuar se qytetarët kanë votuar masivisht për një qasje të re në dialog.

Kurti ka thënë se opozita po dezinformon, pasi sipas tij, Policia po vepron çdo ditë në veri të vendit.

Lexo edhe:  Publikohen pamjet e rënda, i dyshuari Gjokaj u rrah brutalisht nga dy vëllezërit Islamaj para se t’i vriste