Temperaturat sot deri në 11 gradë, ky është parashikimi i motit për gjithë javën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim.

“E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat kohë pas kohe parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat ekstreme.

E martë- Mot i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës do të ketë intervale me diell.Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve, kryesisht në mesditë.

E merkurë-Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.Temperaturat do mbesin konstante me të ditës së marte.

E enjte- Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Kjo ditë parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës,për shkak të prezence së masave të ajrit me origjinë nga jugperendimi.

E premte-Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlarat e maksimaleve.

Vikendi parashihet i vranët dhe me reshje shiu.

Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit dhe jugperendimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënoj vlera të rritura mbi normalen.”

Lexo edhe:  Eksplozivi në Zhur që vrau policin, Iran Badallaj thotë se u detyrua ta pranojë fajësinë