Temperatura të nxehta: Ky është parashikimi i motit

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror, por pasdite do të ketë shtim lokal të vranësirave dhe në disa rajone mund të ketë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në juglindje të vendit. Temperatura maksimale deri në 34 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore paradite pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror.

Pasdite fillimisht në jug, pastaj edhe në shumë vise tjera parashihen zhvillime të vranësirave konvektive dhe vende-vende priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal, por në ndonjë zonë mund të ketë rrebeshe mjaft intensive.

 

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim