Dy javë nga vrasja e boksierit kosovar në Gjermani, asnjë i arrestuar- reagon vëllai i tij

Janë bërë dy javë që nga vrasja e ish-boksierit kosovar në Gjermani, Besar Nimanit. Për këtë vrasje, ende nuk është arrestuar askush.

Kështu po thotë vëlali i Besarit, Berati. Ai me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se s’është arrestuar askush ani pse policia gjermane mori të dhënat e nevojshme pesë minuta pas vrasjes

“Dhimbeje dhe Dëshprimë total 2 Javë pasë vrasjës e Besar-it. Asnjë  te arrestuar nga vrasit edhe pse Policia pas 5 Minuta pas Vrasjës i ka ditë Emrat dhe Mbiemrat se  kushë e ka krye Vrasjën nga deshmitaret e rastit”, ka shkruar ai.

“Asnjë te arrestuar nga ata qe kan qitë Besar-in ne prit dhe kan ndihmu vrasit me krye Vrasjën”, vijon postimi i tij.

Për vrasjen e boksierit mitrovicas po dyshohen dy kurdë: Ayman Dawoud Kirit dhe Huseyin Akkurt

Lexo edhe:  Emocionuese: Tani rrëfen historinë tragjike të jetës, i kërkon falje prindërve