Temperatura të larta, ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot na pret mot shumë i nxehtë dhe me diell.

Pasdite vonë në disa vise kodrinore-malore priten zhvillime konvektive që si pasojë mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Temperaturat shënojnë rritje përsëri dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat në Shqipëri pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në zonat më të nxehta të vendit. Shifra 40 nesër mund të ndodhë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Të enjten nxehtë dhe me diell, megjithatë pasdite në Kosovë priten zhvillime të rrebesheve të lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë dhe kjo do të ndikojë në ulje të lehta të temperaturave. Në Shqipëri dhe Maqedoni shumë nxehtë. Ndonjë rrebesh mund të ndodhë në Maqedoninë Veriore.

Te premten dhe të shtunën përsëri nxehtë dhe me diell në Kosovë dhe tërë rajonin. Temperaturat maksimale nga 35 deri në 40 gradë Celsius. Freskim i motit pritet të dielën kryesisht në Kosovë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Nagavci: Mësimdhënësit e kanë obligim të dalin nesër në punë, ata që s’i zëvendësojnë orët s’kompensohen