Telekomi nxjerr në shitje 88 vetura

Në bazë të Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, Telekomi i Kosovës Sh.A hap ankand për shitjen e veturave të vjetërsuara.

Të gjitha palët e interesuara mund të marrin më shumë informacione përmes platformës së e-prokurimit, ku duhet të bëhet regjistrimi, shkarkimi i dokumentacionit, përgatitja dhe dorëzimi i ofertës për blerjen e veturave.

Nëse jeni të interesuar të dini më shumë për gjendjen e veturave, këtë mund ta bëni në objektin e transportit të Telekomit të Kosovës Sh.A, në zonën industriale në Prishtinë, për të gjitha pjesët (lots),nga data 10.02.2023 deri më 28.02.2023, nga ora 10:00 deri në 15:00.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave në platformën e-prokurimi është data 02.03.2023, ora 14:00.

Lexo edhe:  Nxënësi nga Skenderaj përshëndet mësuesen e shokët e klasës, niset për Gjermani