Telefon e dhëmbë: Çka përpijnë më shumë kosovarët, flasin gastrologët në QKUK

Rastet e mbetjes së ushqimit në fyt janë të shpeshta te qytetarët, kryesisht llojet e mishrave.

Sipas gastrologëve në QKUK, ka edhe prej atyre që kësi ndodhi i përjetojnë disa herë për shkak të ngushtimit apo problemeve tjera që kanë me ezofagun dhe mos-kujdesin në gëlltitjen e ushqimeve.

Mirëpo të rralla nuk janë as ato të protezave të dhëmbëve që qytetarët i kapërdijnë pa dashje, jo proteza të plota, por me dy, tre dhe deri katër ose pesë dhëmbë, të cilat janë larguar pa telashe nga klinicistët e Gastroenterologjisë.

Derisa ka raste edhe më specifike, sikurse largimi i një telefoni nga lukthi.

Gjatë pandemisë, një i burgosur gëlltiti një telefon dhe e çoi deri në lukth të cilin e mbajti për tri ditë.

Madje ky trup i huaj u bë i rrallë edhe për mënyrën e largimit, që u bë përmes gojës me procedurë endoskopike dhe jo me operacione.

Për largimin e trupave të huaj, Klinika e Gastroenterologjisë në QKUK ka një ekip gatishmërie prej 4 specialistëve sa herë që ka nevojë.

Lexo edhe:  Latifi: Rrastin e përdhunimit të 11-vjeçares më së miri do ta zgjidhte Kanuni i Lekë Dukagjinit