Telashe mes çiftit në Komoran: 22-vjeçarja do që të jetojnë në një shtëpi tjetër, i fejuari i saj s’e lejon

Mosmarrëveshjet mes çifteve ndodhin për çështje të ndryshme e që shpeshherë ato eskalojnë në zënka të cilat përfundojnë duke u dashur ndërmjetësimi i personave të tretë, apo edhe Policisë. Një vajzë e re nga Komorani, së fundi ka denoncuar në Polici të fejuarin e saj.

Pakënaqësitë e saj dyshohet të lidhen me vendin se ku ata do të jetojnë, gjë e cila ka bërë që mes tyre të ketë konflikt.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 22-vjeçarja ka kërkuar nga i fejuari i saj që të largohen nga shtëpia dhe të jetojnë diku tjetër, mirëpo këtë nuk e ka lejuar ky i fundit.

Si rezultat i denoncimit, 20-vjeçari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me ngjarjen.

Me urdhër të prokurorit ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Gruaja nga Mitrovica kërkon ndihmë për shërim jashtë vendit, i duhet 23 mijë euro