Telashe me fqinjin për parking, mërgimtari lëndon katër policë gjatë arrestimit (VIDEO)

Një person po pretendon se është rrahur nga policët derisa ishin duke e arrestuar të shtunën në rrugën “Bajram Latifi” në kryeqytet.

Sh.M. thotë se gjatë një mosmarrëveshjeje që pati me komshiun e tij ndërhyri policia për t’i ndarë por sipas Sh.M, situata eskaloi e policia përdori sprej në sy e ky u detyrua të shtyjë policët për t’u vetëmbrojtur, katër prej të cilëve u lënduan.

E më pas ata, sipas tij, thirrën përforcime për ta arrestuar atë dhe përdorën dhunë çka i shkaktuan lëndime të rënda trupore.

Një gjë të tillë e mohuan policët, por nuk dhanë detaje më tutje.

Lexo edhe:  Sulmohet me molotov Policia e Kosovës