Tek miqtë e Kurtit, takohen Hisen Berisha dhe Armend Mehaj

Deputeti Hisen Berisha është takuar me ish-ministrin Armend Mehaj, në kuadër të një qëndrimi zyrtar në Norvegji.

Për takimin, Berisha u shpreh entuziast, duke thënë se bashkë me Mehajn folën për historinë ushtarake të Kosovës, punën e bërë dhe përpjekjet për të ndërtuar një ushtri moderne, transmeton IndeksOnline.

“Z. Mehaj ka lënë një gjurmë të thellë dhe të qëndrueshme në këtë fushë, një gjurmë që historia ushtarake e Kosovës do ta vlerësojë dhe kujtojë për një kohë të gjatë. Ai njihet për respektin e thellë ndaj familjeve të dëshmorëve dhe për angazhimin e tij në nderimin e sakrificave të tyre” u shpreh Berisha.

Ky është postimi i plotë i deputetit Berisha:

Gjatë qëndrimit tim në Oslo, gjatë një vizite zyrtare në Kuvendin e Norvegjisë, pata kënaqësinë e veçantë të takoj – ish-ministrin e Mbrojtjes, z. Armend Mehaj.

Ky takim ishte përtej një miqësie të zakonshme, një pritje e ngrohtë familjar. Mes peizazheve të bukura të Norvegjisë, të cilat hijeshojnë qetësisht horizontin e fjordeve të thella dhe maleve me mshtekne e pisha që presin borën, biseduam për angazhimet që ai pati si ministër, për punën e madhe të bërë dhe për sfidat që mbeten përpara.

Në bisedë e sipër, kujtuam momentet e rëndësishme në historinë ushtarake të Kosovës dhe përpjekjet për të ndërtuar një ushtri moderne e profesionale, e cila mund të ecë përpara në bashkëpunim të ngushtë me aleatët.

Z. Mehaj ka lënë një gjurmë të thellë dhe të qëndrueshme në këtë fushë, një gjurmë që historia ushtarake e Kosovës do ta vlerësojë dhe kujtojë për një kohë të gjatë. Ai njihet për respektin e thellë ndaj familjeve të dëshmorëve dhe për angazhimin e tij në nderimin e sakrificave të tyre.

Lexo edhe:  Plas sherri në një familje: 44-vjeçarja e rrah kunatin pasi u kapën për çezmën në oborr

Pas bisedave të frytshme, z. Mehaj na priti në një restorant të veçantë, të drejtuar nga baca Kadri – një restorant që daton nga kohërat e hershme të historisë së Vikingëve dhe që ruan traditat e lashta, sikurse ne ruajmë ato të Kosovës. Ky ambient i pasur me histori dhe traditë ishte vendi ideal për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë, në një atmosferë të ngjashme me nderimin që kemi për trashëgiminë tonë kombëtare, edhe pse në Norvegji.