Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet shoferi dhe i merret patenta për 3 muaj
Policia e Kosovës po vazhdon ta kryej punën me sukses sa i përket shkelësve të ligjit në komunikacion, duke i gjobitur ata dhe ndëshkuar me pikë negative kur janë jashtë rregullave të parapara.
Njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 192 km/h.
I njëjti është gjobitur 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
