Policia gjen dy bunkerë me armë në Prishtinë dhe Gjilan

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, i cili rezultoi me gjetjen e dy bunkerëve dhe disa armëve të zjarrit me municion.

Ata së fundi kanë realizuar një operacion policor të koduar ‘Baroni’ me urdhërese të lëshuar nga
Gjykata Themelore-Prishtinë, ku janë kontrolluar 5 (pesë) shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë(shtëpi mali) në fshatin Makresh-Gjilan.

Kontrollet e realizuara në këto lokacione kanë rezultuar me gjetjen e :
 2 (dy) Bunkerë (vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e
gjërave ilegale),
 Armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë,
 Armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë,
 Arme e gjuetisë, një karikator dhe 6 fishekë.
 Armë zjarri, një karikator dhe 7 fishekë,

Në vendngjarje thuhet se ka dalë njësia e teknikës kriminalistike dhe forenzikës e cila ka bërë fotografimin dhe
konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova materiale.

Lexo edhe:  Ku shkoi për të jetuar moderatorja e RTV 21 që e la Kosovën bashkë me familjen “për jetë më të mirë”