“Te varri yt erdha i fundit, babë”, Mbishkrimi prekës në kurorën që vendosi Thaçi te varri i babait të tij

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e babait të tij, pesë ditë pas vdekjes.

Thaçi ka shkuar i vetëm pranë varrit, ku edhe ka vendosur një kurorë lulesh, transmeton Telegrafi.

“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në kurorë.

Vizitën e Thaçit në Kosovë e konfirmuar nga Specialja, duke njoftuar se ai është lejuar të bëjë nderime dhe të jetë me familjen e ngushtë

“Mund të konfirmoj se për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në paraburgim në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë për Telegrafin, Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës .

Lexo edhe:  Policia jep mbi 25 mijë euro për këdo që jep informacion për vrasjen e trefishtë në Fushë Krujë