Të shtënat te Mahalla e Muhaxherëve, këta janë 6 të dyshuarit që u kapën në banesën e tyre

Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e Policisë, nën dyshimet për përfshirje në një incident me të shtëna me armë mbrëmë pas mesnate në Mahallën e Muhaxherëve në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit u kapën pas një kontrolli që u krye në një banesë në atë pjesë, ku dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me armë, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për shtetas të huaj J.Abdakader, M.Abdolah, A.Fodil, A.Hossin, O.Abdullah dhe H.Ahmod, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Në banesën ku u kapën të dyshuarit janë gjetur dy armë, mbi 20 fishekë e boks hekuri, që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale.

Pas përfundimit të aksionit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe më pas janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Lexo edhe:  Limaj: Na këtu nuk jemi në pufa, as nuk jemi në kazino, jemi në kullat e lirisë së Kosovës