Të shtënat me armë zjarri në Mitrovicë – Policia tregon se çka ndodhi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Adem Voca”, në Mitrovicën e Jugut, shkruan Insajderi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:53, njofton policia.

Policia thotë se është raportuar se persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dy ankuesit meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur.

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në një lokal në Mitrovicë, dy vajza të mitura vjedhin rroba dhe ikin