Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një 29-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutave në fshatin Golem në Shkodër.
Bëhet me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 29-vjeçar.

Ndërkohë Policia është nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit/autorëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Po ashtu bëhet e ditur se Policia ka identifikuar një person si autor të plagosjes.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit në Shkodër të shtënat me armë zjarri në drejtim të personave të caktuar kanë qenë shumë të shpeshta.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Lexo edhe:  Ky është grupi që u arrestua gjatë aksionit ‘Bardhoshi 2’, u kapën me drogë, armë e para false