Të shtëna me armë zjarri në restorant “Kometa”, klientët dyshohet se gjuajtën dhe ikën

Në restorant ‘Kometa’ në Budrikë të Ulët të Parteshit, mëngjesin e së enjtes janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas informatave të para, personat e dyshuar që shkrepën me armë janë disa klientë që paraprakisht kishin qenë në restorant dhe më pas janë larguar me një veturë.

Me t’u raportuar rasti në Polici, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku u kuptua se tri herë është gjuajtur me armë, me ç’rast janë gjetur tri gëzhoja.

Pavarësisht dyshimeve të para për klientët, burimet thonë se ende nuk janë identifikuar personat e dyshuar.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Lexo edhe:  Këto janë pagat marramendëse të shefave të kompanive më të mëdha zvicerane