Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, kjo është gjendja shëndetësore e 37-vjeçarit

Gazeta Sinjali raportoi sonte për të shënta me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Sipas informacioneve të para, një person ka mbetur i lënduar derisa i njëjti është dërguar në Emergjencë për trajtim.

Shefi i Urgjencës në QKUK, Avdyl Pacolli tha se 37-vjeçari ka pësuar lëndim të zogut të këmbës ndërsa gjendja shëndetësore e tij është stabile.

“Pacienti është trajtuar nga ekipi në lëvizxje e cila e ka marrë thirrjen dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes. Është thirrë për plagosje por nuk ka pas plagosje por ka pas lakim të nyjës së zogut të këmbës dhe është trajtuar në këmbën e majtë. Atij i është dhënë terapi për dhimbje dhe është transferu në qendren emergjente në SHSKUK”, u shpreh Pacolli.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por këta të fundit nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike e as mesazheve në lidhje me rastin.

Lexo edhe:  Arrestohen 2 persona në Mitrovicë, dyshohet se shpërlan mbi 1 milion euro