Të shtëna me armë zjarri afër restorant “Panorama” në Prizren, gjenden 20 gëzhoja në vendngjarje
Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmjen e 9 shtatorit ku 20 plumba u shkrepën afër restorant “Panorama” në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Mbrëmë është raportuar se afër restaurant “Panorama” ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe afër restorantit kanë gjetë 20 gëzhoja të armës.
Ekipet e policisë kanë bërë shiqimin e vendit të ngjarjes, kanë bërë ekzaminimin dhe janë marrë gëzhojat por në momentin kur kanë shkuar nuk kanë has në ndonjë person kështu që është hapur rast “shkaktim I rrezikut të përgjithshëm” dhe Policia është duke e hetuar rastin”, tha zyrtari i Policisë.
Bytyqi shtoi se kryerësit e veprës janë në arrati ndërsa Policia është aktivizuar për t’i identifikuar.