Të shtëna me armë në Shkabaj – Njëri në mbajtje, tjetri i liruar, sekuestrime dhe hetime për armëmbajtje pa leje
Të shtëna me armë në Shkabaj – Njëri në mbajtje, tjetri i liruar, sekuestrime dhe hetime për armëmbajtje pa leje
Një incident i armatosur është raportuar të shtunën në mesditë në fshatin Shkabaj të Prishtinës, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, duke alarmuar banorët dhe autoritetet, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të sigurta, rreth orës 12:30 të datës 24 maj 2025, Policia ka pranuar informacion për të shtëna në këtë fshat, por në vendin e ngjarjes nuk ka hasur në persona të dyshuar.
Pas pak, në Stacionin Policor të Obiliqit është paraqitur Alban Ibrahimi, 41 vjeçar me veturën e tij VW Tiguan, në të cilën njësitë e policisë kanë vërejtur shenja goditëse nga armë zjarri.
Ndërkohë, një tjetër person, Arton Bajgora, 43 vjeçar, është përcjellë për në stacionin policor nga një zyrtar jashtë detyrës dhe të dy janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.
Gjatë ekzaminimit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, vetura është liruar. Rasti është iniciuar për veprat penale: “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Përdorim i armës së zjarrit”.
Me vendim të Prokurorit, Alban Ibrahimi është dërguar në mbajtje, ndërsa Arton Bajgora është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motiveve që çuan në përdorimin e armës