Të shtëna me armë në Llukar të Prishtinës: Dy persona përfundojnë në Polici, sekuestrohen armë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të shtunën në mbrëmje, në afërsi te një lokali në Llukar të Prishtinës. Dy persona përfunduan në Polici si të dyshuar dhe rasti tashmë është konfirmuar nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Njëri nga të dyshuarit ka shkrepur armën për motive akoma të panjohura, ndërsa te i dyshuari është gjetur armë e municion.

I dyshuari kryesor për përdorim të armës është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit tjetër është iniciuar rasti për “Armëmbajtje pa leje”.

Sinjali ka siguruar edhe pamjet ku shihet vetura e Policisë në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Policia me aksion në Skenderaj, konfiskon gjashtë armë