Të shtëna me armë në fabrikën e Mercedesit në Gjermani, ka edhe viktima
Të shtëna janë qëlluar në një fabrikë të prodhuesit të makinave Mercedes-Benz në Gjermani mëngjesin e sotëm.
Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur, raportohet deri më tani.
“Krimi ka ndodhur rreth orës 07:45”, thotë një zëdhënëse e policisë.
Nuk dihen ende detaje të tjera, por situata është “nën kontroll”, ndërsa autori tashmë ndodhet në mbajtjen e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Sindelfingen. Në këtë fabrikë prodhohet Mercedes S Class.