Të shtëna me armë drejt një shtëpie në një fshat të Pejës, shkak borxhet mes dy grupeve
Një rast i rëndë ka ndodh mbrëmë në një shtëpi në fshatin Katundi i Ri në Pejë. Aty një shtëpi ka qenë cak i disa të shtënave me armë.
Rasti ka ndodh natën e kaluar, pak para mesnate, derisa siç mëson Gazeta Sinjali gjithçka ka ndodh si shkak i disa borxheve.
Për këtë arsye disa të dyshuar kanë shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së viktimave, që sipas burimeve të Gazetës Sinjali janë baba dhe bir.
Pas lajmërimit të rastit, në vend të ngjarjes ka dalë Policia lokale, e cila i ka kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshm dhe është duke vazhduar hetimet për rastin.
Ende nuk është raportuar për të arrestuar për veprën penale “përdorim i armës”.